Agjencia Kosovare e Privatizimit me Policinë e Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”, shkruan Gazeta Express.
Kjo për t’i larguar ata nga objekti ku operojnë.
Policia ka kërkuar që zyrat të lirohen, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga zyrtarët e ndërmarrjes.
Pronari dhe avokati i kësaj ndërmarrjeje kanë kërkuar bazën ligjore të AKP-së për këtë veprim por nga AKP kanë thënë se “duhet të lëshoni sallën”.
“Do të përballeni me ligjin”, tha avokatja e AgroKosova Holding.
Në këtë aksion ka edhe të arrestuar. /GazetaExpress