Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Peshon vetëm 185 gram, 33-vjeçari shqiptar ndërton protezën me fibra karboni për vajzën pa krah

schedule08:38 - 3 Shkurt, 2022

schedule 08:38 - 3 Shkurt, 2022

Sipërmarrësi nga Kosova, Shkamb Koshi, pronar i kompanisë së prodhimit me pjesë karboni në Prizren, ka krijuar një protezë për një vajzë të vogël e cila ka lindur pa krahun e djathtë. 33 vjeçari zëvendësoi protezën prej silikoni me një të bërë nga fibrat e karbonit me peshë shumë herë më të vogël, 185 gramë.

Gjatë intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai theksoi se ndërtimi i kësaj proteze kishte qenë një ndër punët më emocionuese që ka bërë ndonjëherë. Sipas tij, proteza prej silikoni që peshonte më shumë se 1 kg, pengonte shumë vogëlushen e cila merret me gjimnastikë.

“Më kërkoi babai i saj për të zëvendësuar krahun me bazë silikoni me fibrat e karbonit. Thjesht qëndrueshmëria në gishtat e silikonit nuk qëndronte afatgjatë. E mora si sfidë më shumë personale. Projektova një krah 185 gram, proteza e silikonit ishte 1.8 kg.”, u shpreh ai.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!