Rastet në historinë e shteteve demokratike kur opozita ka dhënë dorëheqjen

schedule19:20 - 23 Shkurt, 2019

schedule 19:20 - 23 Shkurt, 2019

Pas dorëheqjeve të deputetëve të opozitës parlamentare shqiptare, opinion publik e ka quajtur atë, me të drejtë, si herën e parë që ndodh në pluralizmin shqiptar, por me nxitim, si të parën herë në historinë e shteteve demokratike. ABC News sjell disa raste kur opozitat parlamentare të shteteve demokratike kanë zgjedhur të japin dorëheqjen në masë, si veprim politik.

Pas dorëheqjes masive të deputetëve të opozitës parlamentare Shqiptare, pjesë e theksit u vendos tek precedent që ky veprim vendos, duke u quajtur nga politikanët si…

Por një kërkim i thjeshtë në internet zbulon se raste të tilla nuk janë të padëgjuara.

Në 22 korrik të 1990-ës, opozita parlamentare e Koresë së Jugut, e revoltuar për shkak të aleancës që partia në pushtet bëri me dy grupime më të vogla, dha dorëheqje në masë dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja. 79 ishin deputetët e Koresë së Jugut të cilët lanë karriget e tyre, në asamblenë komëbtare me 299 anëtarë, kjo në një kohë kur presidenti Roh Tae-ëoo deklaroi qëllimin për një negociatë me korenë e veriut për hapjen e kufirit.

E njëjta histori është përsëritur në dhjetor të 2013-ës, këtë herë në Tajlandë ku pas disa protestave të dhunshme, deputetët e opozitës kanë dorëzuar mandatet parlamentare në masë, gjë e cila ka shtyrë kryeministrin e Tajlandës të bëjë thirrje për zgjedhje të reja.

Ndërkohë, vetëm 4 ditë përpara se opozita shqiptare të dorëzonte dorëheqjet e deputetëve të saj, në Bullgari grupi më i madh opozitar, ka votuar në strukturat e partisë vendimin për të lënë mandatet e deputetëve. 79 nga 240 karrige parlamentarësh në Bullgari janë vakante, duke krijuar vështirësi në miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash parlametnare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!