6 Marsi, Mustafaj: Kandidatët e “Rithemelimit” mund të marrin Shkodrën e Durrësin

schedule20:12 - 2 Shkurt, 2022

schedule 20:12 - 2 Shkurt, 2022

Si Sali Berisha ashtu edhe Lulzim Basha, zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit nuk i kanë cilësuar si test apo si një mënyrë për të matur forcat. Megjithatë, analisti Besnik Mustafaj, i ftuar në “Radari Informativ” në ABC thotë se rezultatet, cilado qofshin ato, do të përdoren për retorikë nga të dyja palët.

Në fund, sipas tij, dëmin do ta pësojnë demokratët.

Deklaratat e kryedemokratit Basha që sot tha beteja për Berishën “ka qenë për ta dorëzuar PD-në tek LSI-ja, analisti i cilësoi si broçkulla. Përtej anës ligjore apo formaliteteve, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” për Musfatajn e kryen fare mirë funksionin e tij pasi në marrëveshje caktohet qartë se kush do ta udhëheqë.

“Ai (Basha) luan kot me këtë demagogji në mungesë të argumenteve politikë.”

Duke u kthyer tek 6 Marsi, Besnik Mustafaj u shpreh i bindur se në Shkodër dhe në Durrës mund të dalin fitues kandidatët e Komisionit të Rithemelimit, Bardh Spahia dhe Ardian Muka.

“Fijet e Simpatisë për Berishën veprojnë. Në Shkodër do të jetë vendimtare analiza që do t’u bëhet 3 kandidatëve. Shkodrën do ta marrë Shtëpia e Lirisë. Jam i bindur me aq sa e njoh Shkodrën. Edhe në Durrës ka shanse Muka, ish-nënkryetar i PD, është një burrë me integritet të lartë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!