Këshillimi Kombëtar, Rama publikon shifrat: 95,950 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre

schedule16:17 - 2 Shkurt, 2022

schedule 16:17 - 2 Shkurt, 2022

Deri më tani në Këshillimin Kombëtar, e kanë mendimin e tyre 95.950 qytetarë lidhur me çështje të ndryshme. Shifrën e bën me dije kryeministri Edi Rama i cili shkruan në rrjete sociale se shumica prej tyre e kanë plotësuar pyetësorin përmes platformës online, ndërsa një pjesë tjetër me anë të postës.

Këshillimi kombëtar ecën me ritme tejet inkurajuese. Faleminderit. 95,950 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë  Duke ju falenderuar edhe njëherë, me garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt, ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin në pyetësorin Këshillimi Kombëtar”, shkruan ai. /abcnews.al