Kurbin – Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Laçit për shkak se akuzohet se ka dëmtuar dy shtylla të tensionit të lartë.
I arrestuari është S. N., 57 vjeç, banues në Laç, Kurbin.
Ky shtetas dyshohet se ka shkatërruar dy shtylla elektrike që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në disa zona në Laç dhe Lezhë, duke i vjedhur elementet lidhëse (si pllakat e bullonat), ku si pasojë janë rrëzuar shtyllat elektrike dhe ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këto zona.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”.
/abcnews.al/