Rama vizitë në SHBA, takohet me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken

schedule12:40 - 2 Shkurt, 2022

schedule 12:40 - 2 Shkurt, 2022

Kryeministri Edi Rama do të takohet më 15 shkurt në SHBA me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Burime bëjnë me dije për gazetaren e ABC Erneta Shevroja se Rama do të udhëtojë drejt SHBA  më datë 13 shkurt me rastin e nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillimit të sigurimit të OKB.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!