Krijohet Komisioni i Posaçëm për përkujdesjen e fëmijëve të Dëshmorëve të Atdheut

schedule12:54 - 2 Shkurt, 2022

schedule 12:54 - 2 Shkurt, 2022

Ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e komisionit të posaçëm për kujdesin ndaj fëmijëve që kanë humbur prindërit në krye të detyrës. Manastirliu përmendi aspektet për të cilat do të kujdeset ky komision për t’u siguruar mbështetjen të gjithë fëmijëve që kanë përfituar këtë status.

“Krijohet komisioni i Posaçëm për përkujdesjen e fëmijëve që kanë humbur prindin e tyre për arsye të vetësakrifikimin e jetës. Tashmë për ta jetësuar ligjin ngrihet komisioni i përbërë nga përfaqësues të ministrive dhe organizatave civile.

Është një ligj që mbështet fëmijët në shumë dimensione me pagën maksimale të prindit që ka humbur jetën në krye të detyrës duke siguruar mbështetje në arsimim dhe të gjithë aspektet. Ligji do marrë në shqyrtim aplikimet sipas procedurës standarde duke garantuar mbështetjen për këta fëmijë dhe mbështetjen e atyre që kanë përfituar statusin e dëshmorit të atdheut”, tha Manastirliu.

Ministrja nënvizoi se vendimi i dytë i marrë në mbledhjen e sotme ka të bëjë me zgjerimin e mbështetjes që ofron reforma për personat me aftësi ndryshe duke ngritur komisione vlerësimi në çdo qark.

“Vendimi i dytë ka të bëjë me shtrirjen e reformës për mbështetjen e personave me aftësi ndryshe. Ky vendim bën të mundur të krijohen komisionet e vlerësimit për çdo qark. Duke ngritur komisionet multi disiplinare. Lehtësohen përfitimet nga skema dhe afrohen shërbimet afër komunitetit dhe vendbanimit të tyre”, u shpreh ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!