Pas shumë kohësh këtë të mërkurë janë rihapur universitete publike në Afganistan.
Mediat e huaja bëjnë me dije se institucionet janë rihapur sot për herë të parë që kur talebanët morën pushtetin gushtin e kaluar.
Ndërkohë autoritetet kanë bërë me dije se në këto institucione gratë do të jenë të ndara dhe jo në një klasë me burrat.
Sipas një analisti politik, rihapja e universiteteve në Afganistan përfaqëson “një tregues kritik” në rrugën drejt njohjes ndërkombëtare të talebanëve./abcnews.al