Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjiknuri: Dosjen e Dibrës e përdorën për të bojkotuar zgjedhjet. Si mund ta bëjë Basha diferencën?

schedule22:23 - 1 Shkurt, 2022

schedule 22:23 - 1 Shkurt, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri thotë se dosja e Dibrës, në të cilën ai ka dalë në përgjime u përdor nga Partia Demokratike për të bojkotuar zgjedhjet e vitit 2019.

I ftuar në “Log.” me Enri Xhafon, Gjiknuri tha se nga përgjimet janë nxjerrë vetëm pjesët që u kanë interesuar.

 “Ato dosje u përdorën për të bërë pis. Dosjen e Dibrës e përdorën vetëm për të bërë bojkotin e zgjedhjeve në 2019. Për aq e deshëm, pastaj u harrua”, thotë ai.

Lidhur me këtë çështje, analisti Lorenc Vangjeli thotë: “Hetimi mbi mënyrën si janë hetuar këto dy dosje sot është edhe më i rëndësishëm se thelbi i atyre dosjeve.”

Lexo edhe: U vendos “Shtëpia e Lirisë”, Vangjeli zbulon prapaskenat: Si donin ta quanin koalicionin Berisha dhe LSI

Sakaq, duke iu referuar situatës brenda Partisë Demokratike, ku prej muajsh ka një betejë të ashpër mes Berishës dhe Bashës, Gjiknuri thotë se ky i fundit ka shansin për të bërë diferencën.

“Basha ka një mundësi të bëjë diferencën. Po bëj analizë politike. Zgjidhja më e mirë për opozitën do të ishte një i tretë. Basha bëri gabime strategjike dhe e ka konsumuar veten, këtu brenda kanë mundësi të bëjë diferencën. Basha mund të ketë shansin që e deklaron veten si perëndimor që të mund të mbështesë disa iniciativa siç është zgjatja e vettingut”, thotë ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!