Lojtari i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni është transferuar në La Liga te skuadra e Granadas, ndërsa vetëm të hënën firmosi kontratën me klubin spanjoll.
Sulmuesi shqiptarë është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Roberto Moreno dhe ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë si lojtar i skuadrës spanjolle.
Uzuni nuk ka bërë përgatitje veçmas grupit sot, siç ndodh shpesh me lojtarët e rinj, por ka filluar menjëherë punë me pjesën tjetër të ekipit, siç tregojnë pamjet e publikuar nga klubi i Granada në rrjetet sociale.
Ai shihet teksa merr pjesë në të gjitha ushtrimet stërvitore, si lojtarët e tjerë, duke lënë të kuptohet se trajneri Moreno po mendon që ta integrojë sa më parë futbollistin e përfaqësueses shqiptare, edhe me pak ditë stërvitje në dispozicion, ku mund të bëjë debutimin e tij ndaj Real Madrid në fundjavë.
Adaptación y competición. Que regresamos. Que vuelve @laliga. Así fue la sesión de este martes. #VamosMiGranada #EternaLucha pic.twitter.com/sbIx50EWof
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) February 1, 2022
/f.a/abcnews.al