Plagoset një grua 39-vjeçare në Vlorë

schedule18:44 - 1 Shkurt, 2022

schedule 18:44 - 1 Shkurt, 2022

Vlorë –  Një grua ka shkuar e plagosur në spitalin e Vlorës. Mësohet se e plagosur është M.N 39-vjeç.

Sipas policisë ajo ka dëmtime në dorë nga një armë gjahu, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë –  Më datë 01.02.2022, rreth orës 18:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasja M. N., 39 vjeçe, banues në fshatin Bunavi, Vlorë, e cila ka dëmtime në dorë, dyshohet të shkaktuara me armë gjahu. Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale.

Shtetasja M. N., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!