Egnatia pritet të zyrtarizojë një tjetër afrim. Bëhet fjalë për mesfushorin Filip Duranski, i cili lë Armeninë ku ka luajtur me skuadrën e Sevan në 13 ndeshje si titullar sezonin e fundit.
30-vjeçari ka goxha eksperienca, pasi më parë është aktivizuar edhe në Çeki me Slavia Prague, kurse në Maqedoninë e Veriut me Turnovo, Rabotnicki dhe Sileks.
Për një vit mesfushorika luajtur edhe në Superligën e Serbisë, me Sered. Për trajnerin Ramadani eksperienca e Duranski do të jetë shumë e rëndësishme, duke parë që kanë humbur edhe Telushin për shkak dëmtimi. / abcnews.al