Një 19 vjeçar është vrarë me thikë dhe dy shokët e tij janë plagosur pas një konflikti mes grupeve të të rinjve në Greqi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të martë në Selanik të Greqisë.
Mediat greke bëjnë me dije se vrasja është kryer pas një sherri të çastit. Sipas dëshmive mësohet se 19-vjeçari ka qenë duke qëndruar në rrugën Gazi, pak metra larg stadiumit, bashkë me dy miqtë e tij në momentin që persona të pa identifikuar e kanë sulmuar me thikë.
Në një deklaratë për mediat një dëshmitar ka thënë se ka qenë duke hipur në një mjet të bardhë markë BMW ka lëvizur në këmbë drejt 19-vjeçarit dhe dy shokëve të tij. Para se të kuptonin se çfarë po ndodhte, ai filloi të godiste me thikë 19-vjeçarin dhe dy miqtë e tij. I riu ndërroi jetë në vend, ndërsa dy miqtë e tij u dërguan në spitalin Papanikolaou.
Një dëshmitar i dytë, që ka lajmëruar policinë, ka dëgjuar zhurma pas orës 12:30 të së hënës dhe thirrjet e një personi që lutej; “të lutem, mos më godit më “.
Ndërkohë një tjetër dëshmitar është shprehur se ka dëgjuar zëra dhe zhurmë të madhe por nga frika nuk ka dalë nga shtëpia për të parë se çfarë po ndodhte.
“Dëgjova një zhurmë të madhe dhe u tremba. Prandaj nuk dola. Dëgjova fëmijët duke bërtitur. Kam dëgjuar britma”./abcnews.al