Vietnami po përgatitet për të pritur samitin e dytë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Nuk kanë mnuguar as suveniret apo sozitë, të cilët fotografohen me turistët. Trump dhe Kim Jong-un do të takohen në Hanoi në datën 27 dhe 28 Shkurt.
Në lagjen e vjetër të Hanoit, grupe turistësh dhe kureshtarësh shëtisin nëpër rrugica në kërkim të bluzave të momentit: ato që mbajnë portretet e Donald Trump e Kim Jong-un të cilët kanë zgjedhur Vietnamin si vend të takimit të tyre të dytë në 27 e 28 Shkurt. Krijuesi i këtyre bluzave tregon se ka shitur 300 copë brenda pak orësh dhe me paratë e fituara do i shpërndajë ushqim të varfërve.
Më pas, ai shprehet se nuk është e domosdoshme të flitet për Trump pasi të gjithë e dinë se ai është një burrë i madh. Por sipas tij duhet inkurajuar Kim Jong-un që të braktisë rrugën e diktaturës për të ndihmuar popullin e tij. Në kryqeytetin e Vietnamit është pothuajse çdo gjë gati për samitin. Sozitë zyrtare të dy liderëve kanë mbërritur në qytet duke bërë fotografi për të pranishmit. Në shumë lagje janë rregulluar rrugët dhe janë lyer fasadat e shtëpive.
Një berber vendas ofron prerje flokësh falas në stilin e Trump ose Kim, ndërsa baret kanë krijuar kokteje me emrin “Paqe”. Por ka dhe restorante që kanë krijuar pjata të veçanta për dy liderët e shoqëruar me flamurin përkatës./abcnews.al