Kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, janë ata që prezantoi sot Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD.
Ish-sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata, tha mbrëmjen e së hënës në një lidhje direkte me “Opinion” se LSI i ka lënë dorë të lirë grupimit të Berishës sa i përket kandidatëve.
Sipas tij, zgjidhja është gjetur edhe për logon.
“LSI na ka dhënë neve dorë të lirë, duke mbështetur kandidatët tanë. LSI na ka dhënë ndihmë për regjistrimin e tyre. Është gjetur zgjidhje për koalicion. Dhe logo. Kandidatët do jenë këta të gjashtë.”
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi gjashtë kandidatët për kryetarë bashkie në ato qytete ku do të ketë zgjedhje. Gjatë këtij prezantimi u njoftua edhe bashkëpunimi me LSI, i cili mban emrin “Shtëpia e Lirisë.”
Kandidatët fitues të Primareve sipas degëve janë:
–Premtim Kryemadhi në bashkinë Dibër me 424 vota.
–Ardia Muka në bashkinë Durrës me 1162 vota.-
–Elton Bano në bashkinë Lushnje me 671 vota.
–Hekuran Xhani në bashkinë Rrogozhinë me 221 vota.
–Lulzim Vrana në bashkinë Vorë me 277 vota.
–Bardh Spahia në bashkinë Shkodër me 1011 vota.