6 Marsi, Salianji: Emrat e kandidatëve po kalojnë në të gjitha etapat kolegjiale

schedule19:59 - 31 Janar, 2022

schedule 19:59 - 31 Janar, 2022

Partia Demokratike, ajo që njihet si zyrtare ende nuk i ka publikuar kandidatët për 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

Deputeti i PD, Ervin Salianji i ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, tha se emrat po kalojnë të gjitha etapat kolegjiale dhe shumë shpejt do të bëhen të ditur, ndërkohë që afati i fundit është data 9 shkurt.

Teksa Sali Berisha zyrtarizoi sot koalicionin me LSI dhe ka shpallur kandidaturat për 6 bashkitë, deputeti demokrat tha se ka vetëm një PD.

“Ka vetëm një PD. Ky diskutimi që ka dy parti është i vazhdueshëm. Ka një qëndrim. Siç edhe po duket edhe ditët po e bëjnë të qartë që është një opozitë. Më vjen keq që një pjesë e ish kolegëve të foltores mbrohen nga Rama.

PS nuk ka ndonjë vështirësi sepse ka të njëjtën banditë. PD po bën një proces statutore. Duke nisur nga institucionet që janë zgjedhur me votë, duke marrë anëtarët e kryesisë dhe sekretarin që merret  duke marrë mendimin. Kanë kaluar nga grupseksioni, në kryesinë e degës dhe pastaj do të vijë për tu marrë vendimi në kryesinë e PD. Duke kaluar kështu në të gjitha etapat kolegjiale. Jemi në hapat e fundit për kandidatët.

Do të ketë një proces që nis nga A te ZH dhe nuk përfundon në dualizëm. Shumë vendime po duket qartë se nuk ka ndonjë sekret tani, duket qartazi që ka pasur një imponim të caktuar nga ish lideri”, theksoi ai.

Salianji thotë se zgjedhjet e 6 marsit nuk janë politike, por të përqendruara te kandidati. Sipas tij, PD është në garë vetëm me Edi Ramën.

“Janë zgjedhje të përqendruara te kandidati. Këtë herë për shkak të situatës do jenë në garë vetëm kandidatët. Këto nuk janë zgjedhje thelbësisht politike. Nuk shikoj që ka kundërshtarë pjesë të tjera të PD-së”, tha ai. g.v/abcnews.al