Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Lajmin e bëri vetë ai të ditur të hënën ndërsa vendi përballet me një rritje drastike të rasteve me variantin Omicron. Po ashtu, në kryeqytet ka pasur edhe protesta kundër masave kufizuese anti-covid.
“Këtë mëngjes rezultova pozitiv për Covid-19,” tha Trudeau i cili është i vaksinuar me tre doza, në një postim në llogarinë e tij në Twitter.
“Jam mirë, dhe do të vijoj të punoj nga shtëpia këtë javë duke ndjekur rregullat anti-covid. Ju lutem të gjithëve të vaksinohen.”
Trudeau dhe familja e tij kanë qenë të izoluar prej ditësh pasi morën vesh se kishin pasur kontakt me një person të infektuar me koronavirus. /abcnews.al/