Arsyeja pse nuk duhet t’i thani duart në makineri me ajër

schedule17:25 - 31 Janar, 2022

schedule 17:25 - 31 Janar, 2022

Ka shumë tualete në kafene, bare dhe restorante që përveç letrës kanë edhe makineri që thajnë duart me ajër të nxehtë.

Shumë prej nesh, sapo lajnë duart, i vendosin nën makineri për të kulluar ujin. Megjithatë, kjo lëvizje është e gabuar, pasi mikrobet përhapen së bashku me ajrin e nxehtë.

Studiuesit nga Universiteti i Westminsterit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kryen kërkimin e tyre dhe publikuan gjetjet e tyre në Journal of Applied Microbiology, zbuluan se këto makina ajrore përhapin 1300 herë më shumë viruse dhe mikrobe sesa peshqirët e letrës.

Ky studim nga Westminster është i ngjashëm me një studim të Leeds në 2014, i cili zbuloi se metoda e tharjes përhap vetëm 27 herë më shumë baktere sesa letra./abcnews.al