Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Mbi 19 mijë raste të reja dhe 119 të vdekur nga Covid në Greqi

schedule16:39 - 31 Janar, 2022

schedule 16:39 - 31 Janar, 2022

Autoritetet greke të shëndetësisë kanë njoftuar sot 19 731 raste të reja me Covid. Me këtë shifër numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1,940,723.

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 431 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 1856 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 119 qytetarë si pasojë e virusit. Ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 23.500 viktima. 95.0% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi moshën 70  vjeç. g.v/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!