Nga Leontina Nika
Ngacmimi i artistit Helidon Gjergjit kësaj here është ndal tek interneti. Kërkimet automatike sigurisht që lidhen me pikturën, fotografinë dhe vizatimin. Me nota ironie në të tre instalacionet artisti na fton që të reflektojmë mbi artin e vërtetë, atë të krijuar mbi forcën e mendimit.
“Kryesisht interneti e ka dëmtuar mjaft artin”, thotë ai. Në pikëpamjen e parë, punët duken të thjeshta, por zgjedhjet e shpejta të njerëzve të artit në këtë kohë teknologjike ka zhbërë ADN, duke tretur bashkë me të edhe unin e domosdoshëm artistik.
Përgjigjja elektronike për artin e fotografisë e cila shënon miliona klikime në rrjetet sociale përmes një vezë, jep dëshminë e absurdit.
“Duke qenë më e pëlqyera në një koment në Instagram atëherë kthehej në fotografinë më të pëlqyer të internetit dhe në historinë e fortografisë që është një paradoks”.
Ndërkohë që pyetjet për pikturën, matin edhe rrahjet e zemrës për të, e cila paraqitet me deformime të pikturave që kanë shkruar fillesat e artit pamor.
“Në fushën time përpiqem të ruaj një sens humori”.
Ironia dhe sarkazma e kërkimit të Helidon Gjergjit është një ftesë që të kthehmi tek shpirti. Ekspozita do të qëndroj e hapur në qendrën Cod deri me 5 mars. /abcnews.al