EKSKLUZIVE/ “Opel-i” e hodhi disa metra në ajër, momenti i aksidentit tragjik të Elbasan

schedule15:58 - 31 Janar, 2022

schedule 15:58 - 31 Janar, 2022

50-vjeçarja Lefteri Binjaku humbi jetën paraditen e sotme në zonën e Metalurgjisë në Elbasan pasi u përplas për vdekje nga një makinë tip “Opel”. E ndjera u përplas teksa po tentonte të kalonte nga njëra anë në anën tjetër të rrugës.

Në këtë moment ajo është përplasur nga një makinë që në dukje është me shpejtësi të lartë duke e hedhur disa metra në ajër.

Lexo edhe: VIDEO/ Përplasi për vdekje këmbësoren, shoferi ia mbath nëpër ara, policia e kap pas disa minutash

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Abcnews.al, gruaja ka kaluar njërën anë të rrugës, por ka parë që në atë moment po vinte një makinë tjetër. Ajo ka shtuar vrapin, ndërsa shoferi i makinës tip “Opel” tentoi të frenonte, por shpejtësia e lartë e bëri të pamundur shmangien e aksidentit.

Policia filloi ndjekjen dhe arrestoi disa minuta më vonë 36 vjeçarin që ishte drejtues i makinës tip “Opel”. Ai e kishte parkuar automjetin brenda një ndërtese në ndërtim duke tentuar të largohet.

Njoftimi i policisë për arrestimin e tij

Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. /abcnews.al