Simpatizantë të Partisë Demokratike protestojnë në hyrje të qytetit të Gjirokastrës duke kërkuar largimin e Edi Ramës. Kreu i qeverisë do të zhvillojë në Gjirokastër një tur dy ditor.
Sot ai do të takohet me studentët e Universitetit “Eqerem Çabej”. Pasdite kryeministri do të zhvillojë një takim në pallatin e sportit të qytetit në kuadër të diskutimit “Bashkia që duam”. /abcnews.al