VIDEO/ Përplasi për vdekje këmbësoren, shoferi ia mbath nëpër ara, policia e kap pas disa minutash

schedule14:20 - 31 Janar, 2022

schedule 14:20 - 31 Janar, 2022

Shoferi i automjetit tip “Opel” që ka shkaktuar aksidentin e rëndë me një viktimë pranë Metalurgjikut në Elbasan ia ka mbathur nëpër ara. Gazetari i ABC Aldo Kozarja ka siguruar videon nga aksioni i bluve në ndjekje të shoferit E.M. rreth 36-vjeç, i cili është kapur pas disa minutash.

Lexo edhe: Aksident me vdekje në Elbasan, “Opel”-i përplas këmbësorin

Ai e kishte parkuar automjetin brenda një ndërtese në ndërtim duke tentuar të largohet. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme ndërsa viktima është identifikuar si Lefteri Binjaku e moshës rreth 50-vjeç.

“Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

/abcnews.al