Gjatë 24 orëve e fundit në Maqedoni janë shënuar 1.254 raste të reja me covid-19, 21 viktima si dhe 28 të shëruar.
Që nga fillimi i epidemisë numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me covid-19 është 268.191, të shëruar janë 239.694 dhe të vdekur janë 8.383.
Nga Instituti i Shëndetit Publik deklarohet se aktualisht janë 20.114 raste aktive.
/Abcnews.al