Vllaznia ka arritur të sigurojë një fitore të vuajtur përballë Kastriotit, sfidë e cila u zhvillua në stadiumin e Kamzës.
Heroi i këtij takimi ishte Liridon Latifi 76, i cili shënoi edhe golin e vetëm të kësaj ndeshjeje me anë të 11-metërshit, duke i dhënë kështu 3 pikë me shumë vlera skuadrës së tij.
Në minutat shtesë Vllaznia ngelet me 10 lojtarë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Adilit i cili doli nda fusha e lojës me të kuq.
Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Thomas Brdaric, i jep fund serisë prej 4 barazimeve dhe arrin në kuotën e 30 pikëve e pozicionuar ne vendin e 4-të.
Nga ana tjetër krutanët e udhëhequr nga Emiliano Çela nuk ia dol dot përballë shkodranëve edhe pse luftuan deri në fund. Aktualisht Kastrioti ndodhet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me 12 pikë. /f.a/abcnews.al