Policia e Mançesterit ka reaguar pas ngjarjeve të fundit që lidhen me Mason Greenwood.
E dashura e Greenwood, Harriet Robson ka publikuar disa video dhe audio-incizime në rrjetin e saj social, Instagram.
Robson ka shfaqur veten e saj të gjakosur nga dhuna e Greenwood, siç insiston ajo, si dhe ka publikuar audio ku lojtari i United dëgjohet duke i kërkuar dhunshëm që të kryejnë marrëdhënie intime.
Për këtë rast ka reaguar edhe policia e Mançesterit.
“Policia e Mançesterit është në dijeni për pamjet e publikuara në rrjetet sociale”, thuhet në reagimin e policisë, transmeton lajmi.net.
“Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave”, thuhet tutje.