Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg në deklaratën e tij të fundit ka përjashtuar mundësinë dërgimin e trupave ushtarakë të NATO-s në Ukrainë.
Në një intervistë për mediat ai është shprehur se Aleanca nuk ka plane të vendosë trupa luftarake në Ukrainë, një vend jo anëtar i NATO-s, në rast të një pushtimi rus.
“Ne nuk kemi plane për të vendosur trupa luftarake në Ukrainë; ne jemi duke u fokusuar në ofrimin e mbështetjes. Ka një ndryshim midis të qenit anëtar i NATO-s dhe të qenit një partner i fortë dhe i vlefshëm si Ukraina, nuk ka dyshim për këtë “, ka thënë Stoltenberg./abcnews.al