Sinan Idrizi, flet për krizën e financave tek Flamurtari

schedule21:50 - 21 Shkurt, 2019

schedule 21:50 - 21 Shkurt, 2019

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, premton zgjidhjen e krizës financiare në klub. Ai flet për ikjen e lojtarëve dhe kritikon këshillin bashkiak të Vlorës.

Lojtarët po ikin njëri pas tjetrit, në një sezon që shkon drejt dështimit.

Nga Flamurtari u larguan së fundmi edhe mbrojtësi Alla me mesfushorin Torasa, por administrator i klubit, Sinan Idrizi, thotë se dy rastet janë të kundërt, me Allën që iku me mirëkuptim.

Largimet po vijnë prej problemeve me pagat, dhe presidenti Idrizi premton se po mendon për një zgjidhje tjetër. Idrizi sqaron se kërkon që këshilli bashkiak të njohë borxhet e klubit përpara ardhjes së tij në vitin 2014./abcnews.al