Longo: Diferencat janë të vogla dhe presioni është te Tirana, nesër luaj pa sulmues

schedule15:01 - 29 Janar, 2022

schedule 15:01 - 29 Janar, 2022

Kukësi do të masë forcat ditën e nesërmen në “Air Albania” me Tiranën kryesuese, një sfidë që do të zhvillohet në orën 16:45.

Takim që pritet të jetë i luftuar mes dy skuadrave, me verilindorët që në përballjen e parë për këtë sezon kanë arritur t’i shkaktojnë bardhebluve dhe humbjen e parë në kampionat, dhe ditën e nesërme do të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe për të ngushtuar diferencën mes tyre që aktualisht është 6 pikë.

Trajneri Diego Longo në konferencën për shtyp ka folur për përballjen me Tiranën, ku thekson se mundësitë i ka skuadra e tij të marrë një tjetër 3-pikësh ndaj tyre.

Gjithashtu tekniku i verilindorëve ka theksuar se kundër Tiranës do të luajë pa një sulmues fiks për shkak të gjendjes së lojtarëve të cilët sapo kanë kaluar dëmtimet, me Shkurtajn që akoma nuk është gati për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë.

“Është kënaqësi të luajmë me një kundërshtar si Tirana, e kam thënë gjithmonë. E respektojmë shumë kundërshtarin, janë në vendin e parë por i kemi mundur në ndeshjen e parë dhe kemi mundësi të marrim një rezultat të mirë.

Diferencat janë të vogla. Tirana është klubi me më shumë trofe dhe fitore, duhet ta fitojë titullin kampion. Kukësi do që të fitojë, është ëndrra jonë. Kjo është diferenca për t’u rritur. Ne duhet thjesht ta shijojmë dhe të kemi ambicie, jemi të detyruar për të fituar. Presioni është më i madh te ata.

Në këtë moment, ata e dinë që mund të humbasin me ne. Kjo bën që dy skuadrat të kenë tension, më shumë është te ata siç e thashë.

Ndonjëherë duhet të jemi realist, sa tituj ka Tirana dhe sa ka Kukësi. Presidenti jonë do të fitojmë dhe kjo është gjë e mirë për objektivin titull. E dimë ku ishim në verë dhe kemi bërë ndryshime. Nuk është një mrekulli nga Zoti, por nga puna që kemi bërë për vendin ku jemi.

Kundër mbrojtjes më të mirë – Nuk kam sulmues, Milunovic dhe Feijao si edhe Puntus nuk janë. Kërkoj më shumë nga ekipi sepse edhe Shkurtaj nuk është në kondicionin e duhur fizik”, tha Longo.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!