Derbi Inter-Milan që do të luhet në datën 5 shkurt, solli disa pakënaqësi për ultrasit e tifozerisë zikaltër, ‘Curva Nord’.
‘CN69’ ishin të pakënaqur pasi sasia e biletave të vëna në dispozicion për ultrasit ishte më e pakët se herët e tjera. Kjo i revoltoi ultrasit pasi një pjesë e mirë e tyre nuk do të mund të ishin në dispozicion.
Ata njoftuan në rrjete sociale se kjo ishte një padrejtësi që po u bëhej dhe ‘kërcënuan’ me bojkot të ndeshjes. Ata njoftuan se nuk do të merrnin me vete pankarta në mbështetje të klubit, nuk do të bënin koreografi përpara ndeshjes e as nuk do të këndonin.
Por për këtë situatë reagoi ish-kapiteni dhe legjenda e ekipit, Javier Zanetti. Zanetti njoftoi se sasia e biletave për këtë sektor është shtuar në sasi.
Gjithashtu legjenda zikaltër u drejtua me një mesazh ndaj ultrasve duke i thënë:
“Djema, kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Duhet të lejmë pas gjithçka dhe duhet të mbështesim ekipin tonë të zemrës duke i qëndruar pranë gjithmonë. Gjithmonë Forza Inter !”
Pas këtij mesazhi, ‘Curva Nord’ reagoi duke thënë se do të jenë të pranishëm në stadium do të bëjnë tifo si gjithmonë. /h.ll/abcnews.al