Mjekët mes atyre që lypin ushqim në rajonin Tigray në Etiopi

schedule06:21 - 29 Janar, 2022

schedule 06:21 - 29 Janar, 2022

Disa nga infermieret dhe mjekët në spitalin më të madh në rajonin Tigray të shkatërruar nga lufta në Etiopi duhet të kërkojnë ushqim për t’u ushqyer, ka thënë një nga mjekët për “BBC”. Ata nuk janë paguar për tetë muaj, duke i detyruar ata të gjejnë mënyra të tjera për të mbajtur familjet e tyre, tha ai. Deklarata e mjekut vjen ndërsa OKB-ja raporton se “uria e forte” po godiste gjithnjë e më shumë njerëz në Tigray.

Në raport thuhet se 2.2 milionë njerëz “po vuajnë një mungesë ekstreme të ushqimit”. Gjysma e të gjitha grave shtatzëna dhe gjidhënëse vuajnë nga kequshqyerja, zbuloi sondazhi i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së. Në përgjithësi, në Tigray dhe dy rajonet e tjera të prekura nga muajt e luftimeve, Amhara dhe Afar, nëntë milionë njerëz kanë nevojë për një formë të ndihmës ushqimore shton Programit Botëror i Ushqimit të OKB-së .

Forcat e qeverisë federale etiopiane janë duke luftuar me rebelët nga rajoni verior Tigray që nga nëntori 2020 në një konflikt që ka vrarë mijëra njerëz. Në një pjesë të madhe kohe, pjesa më e madhe e rajonit ka humbur komunikimin me pjesë të tjera të vendit duke e bërë të vështirë dhënien e ndihmës jetike dhe furnizimeve mjekësore. Bankat gjithashtu janë mbyllur që do të thotë se njerëzit nuk mund të kenë akses në kursime ose fonde për të paguar të tjerët.

Mjekët dhe infermierët nuk janë kursyer nga vuajtjet. Duke folur në kushte anonimiteti, një mjek nga spitali “Ayder”, në kryeqytetin e Tigray, Mekelle, i tha “BBC-së” se të shihje infermierë dhe mjekë në radhë për pako ushqimore ishte bërë normale gjatë shtatë muajve të fundit. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!