Sipas sondazhit, 82% e gjermanëve besojnë se shoqëria ka ndryshuar negativisht gjatë dy viteve të fundit. 73% janë shprehur të pasigurt për kohëzgjatjen e pandemisë, 68% kanë theksuar se kufizimi i kontakteve me të afërmit dhe miqtë ka prekur kryesisht moshat e reja.
80% e prindërve të fëmijëve nën moshën 18 vjeç raportojnë se fëmijët janë më të prekur dhe 31% vuajnë ende pasojat e pandemsië. Në përgjithësi, personat nën moshën 30-vjeçare ndihen më të vetmuar se pjesa tjetër.
Norma relative është rritur nga 21% në 36% për popullatën e përgjithshme në dy vitet e fundit dhe nga 16% në 41% për personat deri në 30 vjeç. Besimi në menaxhimin e pandemisë nga shteti gjithashtu duket se është ulur ndjeshëm. 44% vlerësojnë se Gjermania i ka përballuar mirë sfidat, ndërsa 48% mendojnë të kundërtën.
Ndërsa për sa i përket mbulimit mediatik, 46% e vlerësojnë mbulimin mediatik si shkak për panik dhe vetëm 28% e kanë vlerësuar. Në fushën ekonomike, vetëm 17% konsiderojnë se gjendja e tyre financiare është përkeqësuar si pasojë e pandemisë.
/abcnews.al