Policia e Shijakut ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi ka dhunuar një mjeke. Uniformat “blu” bëjnë me dije se është prangosur D. I., 33 vjeç, banues në Shijak.
Ky i fundit në ambientet e spitalit ka goditur mjekjen J. Ç. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin D. I., 33 vjeç, banues në Shijak, pasi në ambientet e spitalit Shijak ka goditur shtetasen J. Ç., me detyrë mjeke në këtë spital”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al