Eduard Shalsi: Opozita ka hyrë në një rrugë pa krye

schedule21:01 - 20 Shkurt, 2019

schedule 21:01 - 20 Shkurt, 2019

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi i ftuar në “Mbrëmje Ide” është shprehur se opozita ka hyrë në një rrugë pa krye. Sipas tij djegia e mandateve ka ardhur si pasojë e frikës që politikanët kanë nga Reforma në Drejtësi.

“Janë përpara një frike apo paniku që ka të bëjë me Reformën në Drejtësi. SPAKU është vonuar dhe e dimë se kush e ka penguar. Byroja e Hetimit duhet të kishte marrë jetë shumë kohë më parë. Këto veprime nëse nuk do ndodhnin do na çonin drejt një hapi pozitiv. Ndërkombëtarët thonë se është jë sabotim në rrugën drejt BE. Ne pamë një film në vitin 2017 u ngrit një pritshmëri e jashtëzakonshme dhe dëgjuam lloj-lloj fjalimesh dhe premtimesh dhe  ishte Edi Rama që dialogoi. Përveç Reformës në Drejtësi dhe vendimarrjes së Qershorti, ata kanë  frikë për përballje. Ne sundojmë opinion publik dhe jemi në kontakt me njerëzit. Jemi koshientë për hallet dhe problemet e njerëzve dhe jemi shumë të bindur se kjo opozitë nuk pëfaqëson opozitarizmin në Shqipëri, por disa persona dhe tani ka hyrë në një rruge pa krye”.

Ndërsa më tej është shprehur se Ruçi e shtyu seancës parlamentare  pasi ka informacione për rrëmujë dhe trazira që mund të shkaktohen nga protesta që nesër opozita do mbajë para Kuvendit.

“Me sa duket sinjalet kanë qenë për rremujë dhe trazira dhe ndaj është njoftuar të mos mblidhet Parlamenti. Unë jam njoftuar në minutat e fundit dhe ne vazhdojmë punën, ministrat janë në detyrë dhe ne vazhdojmë të jemi të përqëndruar tek betejat tona për zgjidhjen e halleve që kanë qytetarët”.

Më tej ai është shprehur se në politikën shqiptre nuk bëhen debate serioze.

“Ne kemi bërë një opozitë të ashpër dhe kemi bërë akte shumë të forta. Kemi pas edhe ne momente dileme se deri ku mund të shkonte lufta. Kur ka një thel, kur ka një debat serioz …. por ne jemi larg debateve serioze në Shqipëri. E mbani mend si shkoi historia e çadrës sepse nuk kishte taban dhe ishte Rama që e ofroi dialogun. Nuk mund të thuhet sot nga ana e opozitës se nuk e duam Edi Ramën. Ai është jë kundërshtar që në shumë vite ka treguar se di të fitojë beteja.

Në sot kemi tre protagonistë dhe ata janë Berisha, Basha dhe Kryemadhi.  Ata ptetendojnë se përfaqësojnë popullin shqiptar. Unë nuk mendoj se populli përfaqësohet nga këta të tre. Ata duhet të luftojnë për të fituar besimin e popullit.  Sot nuk e kanë besimin e popullit”./abcnews.al