Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në një shtëpi në qytetin e Korçës.
Shtëpia ndodhej në lagjen nr. 5 të qytetit dhe 67 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga tymi.
“Më datë 27.01.2022, rreth orës 20:45, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë, ku jetonte përkohësisht shtetasi E.R., rreth 67 vjeç, i cili për pasojë dyshohet se nga asfiksia, ka gjetur vdekjen“, thotë policia.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat se si shtëpia është përfshirë në flakë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al