Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken i është përgjigjur një postimi në Twitter të ministrit të Jashtëm të Ukrainës Dmitry Kuleba mbi përgjigjen që NATO dhe SHBA-të i dhanë Rusisë në kuadër të negociatave për uljen e tensioneve në kufi.
Blinken shkruan se asnjë zhvillim mbi Ukrainën nuk mund të ndodhë pa qenë ajo pjesë e vendimmarrjes. Më herët shefi i diplomacisë së Ukrainës shkruante se e kishte parë letrën që NATO dhe SHBA-të i kishin dërguar Rusisë dhe aty nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar për kombin e tij.
“SHBA-të janë më parë në kontakt me ne për çdo që gjë negociojnë me rusët. Rregulli i artë është që asgjë nuk do të vendoset për Ukrainën nëse nuk miratohet nga ne”, shkruan ai.
Rusia kërkoi nga NATO “garanci të shkruara se nuk do të përbente rrezik për të në lindje si edhe që të tërhiqej në kufijtë e 1997”, por këto kërkesa u refuzuan nga Perëndimi.