Sherr, plumba, gjak dhe vrap! Brenda bandës së drogës që qëlloi tre shqiptarë në gjoks

schedule17:00 - 27 Janar, 2022

schedule 17:00 - 27 Janar, 2022

Pesë persona u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Greqi, mes tyre tre shqiptarë duke mbetur të plagosur rëndë. Mediat greke shkruajnë se emra “të rëndë” të krimit kanë marrë pjesë në përplasjen e armatosur të ndodhur pasditen e së shtunës në Voula. Kamerat kapën autorët duke u larguar me vrap.

“Kathimerini” shkruan se një rol qendror në ngjarje ka pasur “grupi zhvatës” i Ilioupolit” duke identifikuar si motiv të mundshëm larjen e hesapeve nga trafiku i drogës. Shumica e të përfshirëve janë të përfshirë në raste të trafikut të drogës, grabitjeve dhe rrahjeve si pjesë e përfshirjes së tyre në grupin “Bravo”.

Një nga shqiptarët e plagosur u arrestua në prill 2018 për një sulm të armatosur ndaj punonjësve të policisë në Kallithea. Siç ishte bërë e ditur në atë kohë efektivët e policisë kishin tentuar të kontrollonin pasagjerin e një automjeti të dyshimtë në rrugën Tagmatarchou Plessa.

Në sytë e policisë i dyshuari kishte ikur dhe në fakt gjatë ndjekjes arma i kishte rënë në rrugë. Megjithatë, më vonë dhe ndërkohë që policia vazhdonte ta ndiqte ai kishte hapur zjarr ndaj tyre me një armë të dytë që posedonte. Ai u arrestua dhe pesë muaj më vonë u lirua.

Por çfarë ndodhi të shtunën?

Tre persona, të gjithë shqiptarë, të moshës 36, 40 dhe 48 vjeç u qëlluan me armë në bark dhe gjoks. Në vendngjarje janë gjetur armë, thikë dhe njolla gjaku. Dy persona të tjerë, një 33-vjeçar grek dhe një irakian 35-vjeçar, kanë mbetur të plagosur lehtë nga goditjet me thikë, grushte dhe shkelma.

Në informacion thuhet se ata ishin të njohur për shqiptarët dhe ndërhynë për t’i ndarë pa u sqaruar nëse prania e tyre në vendngjarje ka qenë aksidentale apo jo. Po sipas mediave greke kemi të bëjmë me përplasje për larje hesapesh për çështje droge.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!