Kjo është infermierja hebre Berta Ruben Zenuni, e cila ra dëshmore për lirinë e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo foto publikohet për herë të parë në ditën e kujtesës. Studiuesi Shaban Sinani thotë deri më sot ky status u është njohur 16 hebrenjve, por sipas tij numri është më i madh dhe cilëson të vonuar realizimin e një memoriali për to.
Por cikli ishte pozicionimi i tyre gjatë luftës.
Sinani thotë se rënia e tyre si dëshmorë për atdhe, duhet të studiuar më thellë nga historianët
200 hebrenj ishin rezidentë, por Shqipëria shpëtoi plot 3750 hebrenj të ardhur nga rajonet më të rrezikuar të Evropës. Ky fakt tashmë studiohet në kurrikulat e shkollave të mesme të Izraelit, por kjo ende nuk ka ndodhur në sistemin tonë të mësim dhënies. Historia e mbrojtjes së hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore do të mësohet përmes vendit tonë.