Pellegri largohet nga Milani, zyrtarizohet te Torino

schedule10:05 - 27 Janar, 2022

schedule 10:05 - 27 Janar, 2022

Pietro Pellegrini nuk do të jetë më lojtar i Milanit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kuqezi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet së palët kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.

Futbollisti ishte i huazuar te “Rossonerët” por nuk mundi të tregonte dot formën e tij më të mirë në Seria A.

“AC Milan njofton se ka përfunduar huazimi i Pietro Pellegri, i cili në këtë mënyrë rikthehet te skuadra që ka në pronësi lojtarin, AS Monaco. Klubi dëshiron të falënderojë Pietron për angazhimin e tij dhe i uron suksese në karrierën”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndërsa nuk ka vonuar edhe zyrtarizimi i lojtarit te skuadra tjetër e Seria A. Torino gjithashtu e huazon lojtarin i cili është ë pronësi të AS Monaco.

Pellegri te torinezët do të mbajë veshur fanellën me numër 64, ndërsa do i bashkohet edhe pjesës tjetër të skuadrës duke u vënë kështu nën urdhrat e trajnerit të Torinos.

 

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!