Familja e një gruaje polake, e cila ndërroi jetë të martën pasi mjekët refuzuan të kryenin një abort kur zemra e fetusit pushoi së rrahuri, kanë akuzuar qeverinë se i ka “duart me gjak”, shkruan The Guardian
Gruaja, e identifikuar vetëm si Agnieszka T, u tha se ishte në tremujorin e parë të një shtatzënie me binjakë kur u shtrua në spital më 21 dhjetor. Vdekja e saj vjen një vit pasi Polonia prezantoi një nga ligjet më kufizuese të abortit në Europë. Shtatorin e kaluar, një tjetër grua ndërroi jetë pasi iu refuzua ndërhyrja mjekësore në javën e 22-të të shtatzënisë. Familja e saj pretendon se 30-vjeçares iu mohua aborti ose lindja cezariane dhe se spitali citoi ligjet e vendit për abortin.
Sipas një deklarate të lëshuar nga të afërmit, 37-vjeçarja po përjetonte dhimbje kur mbërriti në spital, por ishte “plotësisht e vetëdijshme dhe në formë të mirë fizike”. Agnieszka vdiq më 25 janar disa javë pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, raporton abcnews.al
Familja e saj dyshon se ajo vdiq si pasojë e goditjes septike, por spitali nuk e identifikoi shkakun e vdekjes në deklaratën e lëshuar të mërkurën. Vdekja e saj pason atë të një gruaje të njohur si Izabela shtatorin e kaluar, e cila vdiq pasi iu refuzua ndërhyrja mjekësore kur ishte në javën e 22-të të shtatzënisë. Familja e saj pretendon se 30-vjeçares iu mohua një abort ose prerje cezariane dhe se spitali citonte ligjet e vendit për abortin.
Sipas një hetimi, shkaku i vdekjes së saj ishte “neglizhenca mjekësore”
/abcnews.al

