Disney i përgjigjet kritikave të aktorit amerikan për xhirimet e filmit të “Borëbardhës”

schedule02:21 - 27 Janar, 2022

schedule 02:21 - 27 Janar, 2022

Disney i është përgjigjur kritikave të bëra nga aktori i filmit të famshëm “Lufta e Shpatave”, Peter Dinklage, në lidhje me adaptimin e saj të ardhshëm të filmit “Borëbardha dhe 7 xhuxhat”. Dinklage tha se xhirimi i filmit të animuar të vitit 1937 të bazuar në historinë e shkruajtur nga Vëllezërit Grimm ishte “i prapambetur”. Disney tha se do të “shmangte forcimin e stereotipeve nga filmi origjinal i animuar”.

Dinklage kishte thënë se Disney duhet ta kishte rivlerësuar projektin. Ai tha në programin e Marc Maron se “unë u befasova pak nga fakti se ata ishin shumë krenarë që një aktore latine luante rolin e Borëbardhës”. Dinklage, i cili luan në filmin “Cyrano” që shikohet si fitues i mundshëm i çmimit Oscar ka një formë të sidromës së xhuxhizmit të quajtur akondroplasia raporton “BBC”. Aktori ka folur më parë për përfaqësimin e xhuxhit, duke thënë se ishte “shkrim i keq” për ta bërë atë një “tipar dominues të karakterit”.

Filmi origjinal “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” i publikuar në vitin 1938 ishte filmi i parë i animuar me gjatësi të plotë nga Disney dhe konsiderohet si një nga klasikët e studios. Ylli i West Side Story, Rachel Zegler dhe aktorja e Red Notice, Gal Gadot, do të luajnë në film në rolet e Borëbardhës dhe Mbretëreshës së Keqe. Duke folur për filmin e ri, Dinklage pranoi se Disney ka marrë një aktore latine në rolin kryesor, por tha se nevojitet një kast tjetër progresiv kur bëhej fjalë për personazhet e tjerë.

“Ju jeni përparimtar në një mënyrë, por ju ende po bëni atë histori të prapambetur të shtatë xhuxhëve që jetojnë në shpellë,” tha ai. Notari britanik paraolimpist Will Perry, i cili ka dënuar publikisht njerëzit që abuzojnë me të, tha se njerëzit që vuajnë nga sidroma e xhuxhizmit shpesh portretizoheshin si “personazhe mitikë ose komikë” në film dhe televizion. Ai i tha Nicky Campbell në “BBC Radio 5 Live”: “Kompani si Disney, të cilët kanë ndikim mbi të rinjtë, duhet të ndikojnë tek ata në drejtimin e duhur”.

Në një deklaratë, Disney tha se ribërja e drejtpërdrejtë do të jetë një version i përditësuar i filmit origjinal të vitit 1937. “Ne po marrim një qasje të ndryshme me këta shtatë personazhe dhe jemi konsultuar me anëtarët e komunitetit që vuajnë nga sidroma e xhuxhizmit”, thuhej në një deklaratë të kompanisë. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!