Tranjeri Stefano Pioli ka marrë një lajm të keq sa i përket një prej lojtarëve kryesore të skuadrës së Milanit, i cili aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Pas Ballo-Toure është dëmtuar edhe Franck Kessie, i cili u detyrua të largohet nga fusha e lojës, madje lojtari nga dëmtimi që mori ka shpërthyer në lot.
Akoma nuk dihet shkalla e dëmtimit të mesfushorit kuqezi dhe “dhimbjet e kokës” për Piolin janë shtuar.
Në orët në vijim priten edhe vizitat e thelluara mjekësore për mesfushorin e Milanit për të parë shkallën e tij të dëmtimit. /f.a/abcnews.al