Rama jep 3 mln lekë për kurimin e kreu të Apelit të Shkodrës

schedule16:25 - 26 Janar, 2022

schedule 16:25 - 26 Janar, 2022

Qeveria miratoi sot vendimin për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për kryetarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha. Vendimi përcakton 3 milionë lekë. Fondi për kurimin e problemeve shëndetësore të tij do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

VENDIMI I PLOTE

MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. FUAT VJERDHA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

  1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Fuat Vjerdha, në masën 3 000 000 (tre milionë) lekë.
  2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
  3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
  4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!