Ish-futbollisti i Kukësit, Albin Gashi ndërpreu kontratën me skuadrën verilindore para disa muajsh, teksa nuk ishte në preferencat e trajnerit Diego Longo dhe rrjedhimisht nuk gjente hapësira në formacionin titullarë.
Kur jemi në periudhë merkatoje lojtari ka gjetur edhe skuadrën ku do të vijojë karrierën. Ka zgjedhur skuadrën e Horn në Austri. 25-vjeçari u prezantua ditën e sotme tek ekipi që militon në ligën e dytë, duke nënshkruar kontratën deri në verën e vitit 2023, ndërsa theksojmë se ky është një rikthim i Gashit te skuadra austriake pasi ka qenë pjesë e saj edhe më parë.
25-vjeçari rikthehet kështu në futbollin austriak, pas aventurës prej 1 viti e gjysëm me verilindorët e Kukësit, ku regjistroi 30 ndeshje në kampionat dhe 2 në kualifikueset e Ligës së Europë.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al