Pyetja e 11 e Këshillimit Kombëtar të prezantuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama ka të bëjë me ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.
“Kushdo dëshiron të marrë pjesë në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, mund të japë opinionet e tij/saj”, shkruan Rama.
Çdo qytetar duhet të zgjedhë një alternativë nëse Shqipëria duhet të vlerësohet ndarazi nga Maqedonia e Veriut apo dhe të presim heqjen e vetos nga Bullgaria mbi Maqedoninë e Veriut. /abcnews.al