Të ftuar në Abc Live, Florenc Riza dhe Edi Prodani debatuan në disa pika të situatave të ndryshme në futbollin e vendit tonë por gjithashtu u prek dhe situata e reagimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Edi Prodani ka pretenduar se votimi nuk ka qënë transparent, pra ai pretendon se ka munguar lista e delegatëve pjesëmarrës në votime.
“ Nuk kishte nje transparencë konkrete për listën e delegateve. Nuk u kuptua se sa anëtarë kishte secila shoqatë. Unë e kërkova një numër të saktë, një listë, por nuk mu dha.
Kishim nje situatë jo normale dhe jo të pranueshme për mos transparencën e shoqatave”, është shprehur Prodani.
Nga ana tjetër zoti Riza ka replikuar duke thënë se transparenca aty ishte dhe se zoti Prodani mund ta gjente kollaj.
“Lista e delegatëve ndodhej aty, ti takove shumë persona në qendrën e votimit dhe shumë kollaj mund ta kishe kërkuar. Secila shoqatë që ishte aty dhe që votoi kishte personat përkatës të cilët jepnin votat e tyre.”
Më pas Prodani është shprehur se FSHF këto vitet e fundit ka investuar të paktën 50 milion euro por futbollin e ka lënë të varfër.
“Të paktën këto 5 vitet e fundit ju keni investuar rreth 50 milion euro, por futbolli ka ngelur ende i varfër. Sot mund të shohësh fëmijët që ndrrohen në kushte jo të favorshme, zhvishen e vishen jashtë sepse nuk kanë kushtet e duhura”.
Riza ka kundërshtuar më pas duke thënë se FSHF nuk merret me burimet njerëzore të klubeve.
“Ne nuk merremi me burimet njerëzore të klubeve. Ne kemi disa projekte qe i vijnë ne ndihmë futbollit. Ne suportojmë çdo shoqatë që dëshiron të stërvitë fëmijët. Ne do të ndihmojmë me topa futbolli, me të gjitha uniformat përkatëse që i duhen një lojtari në futboll. I gjithë projekti do të kushtojë 70 milion euro.
Problemi është se ne nuk kemi terrene të përshtatshme për të ndërtuar fusha sportive.
Por ne jemi financues për këdo që dëshiron të kontribojë në një terren futbolli. Ne jemi transparent me financimet tona si Federatë, nuk lëviz asnjë cent pa miratimin e UEFA dhe FIFA”, është shprehur zoti Riza.
Më pas të pyetur rreth rregjistrimeve të kryetarit të bashkisë së Tiranës, secili prej tyre kishte këndëvështrime të ndryshme rreth kësaj çështjeje.
Prodani është shprehur se rregjistrimi në një ambient privat është vepër penale e cila dënohet me ligj.
“Kryetari i bashkisë është një figurë e lartë shtetërore. Unë di të them se bashkia e Tiranës më mbështeti në momentin kur unë kandidova. Për mendimin tim basëhkia duhet ta mbështesë futbollin sin ë çdo vend të botës. Për pjesën e akuzave unë nuk di të them gjë. Në këtë pikë vepron drejtësia jonë. Por përgjimi në një ambient privat e cila nuk është e autorizuar, është një vepër penale që dënohet me ligj”, u shpreh Prodani.
Ndërsa zoti Riza ka thënë se të gjithë janë shtangur nga ai fjalor i përdorur.
“Ne jemi skandalizuar nga ai fjalor i përdorur aty. Në atë mbledhje është e sigurt që është diskutuar edhe për gjëra të tjera, për punë firmash dhe vendimesh. Duket qartë se ndërhyrja e politikës dëmton futbollin. Nuk duhet që politika të ndërhyjë, ne kemi UEFA dhe FIFA të cilat na udhëzojnë. Angazhimi i kryetarit të bashkisë në zgjedhje nuk ka kompetencë”, u shpreh Riza./ h.ll/abcnews.al