Gjyqtarët që bien në rrjetën e vettingut, Rama: Të pezullohen automatikisht apo sipas procedurave në fuqi

schedule10:26 - 25 Janar, 2022

schedule 10:26 - 25 Janar, 2022

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pyetjen e dhjetë në kuadër të nismës së Këshillimit Kombëtar. Në këtë pyetje të radhës, qytetarëve u kërkohet mendim për mënyrën sesi duhet të shkarkohen gjyqtarët nëse kanë marrë vendime që janë në kundërshtim me ligjin.

Qytetarët pyeten nëse gjyqtarët dhe prokurorët që s’e kanë kaluar ende vettingun duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë në kundërshtim me ligjin apo të pezullohen sipas procedurave në fuqi.

EDI RAMA NË FACEBOOK

“Pavarësisht se vitet e fundit janë bërë ndryshime legjislative për të luftuar fenomenin e njohur si KÇK, një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në pritje të Vettingut vazhdojnë të abuzojnë me pushtetin e drejtësisë. Aktualisht nuk është i mundur pezullimi automatik I tyre nga institucionet kompetente të drejtësisë në rast kur konstatohen vendime haptazi të paligjshme sepse për të realizuar pezullimin, institucionet duhet të kryejnë hetime të thelluara që kërkojnë një kohë të gjatë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!