MOTI/ “Zbarkon” i ftohti polar, ulen sërish temperaturat

schedule07:15 - 25 Janar, 2022

schedule 07:15 - 25 Janar, 2022

Moti i kthjellët dhe i ftohtë do të vijojë në territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-oreshit duke bërë që problematike të jenë ngricat në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat malore Lindore. Parashikohet që gjatë pasdites e pranishme të jetë edhe parametri i erës duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe me shumë.

Temperaturat e ajrit do të jene te ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -15°C deri në 8°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

 

Rajoni dhe Europa

Moti i kthjellet dhe i ftohte do te jete dominat ne rajonin e Ballkanit si edhe gadishullin Iberik. Po ashtu, ishujt Britanikë do të vijojnë në ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante. Ndërsa me reshje të dendura dhe temperatura te ulëta do të vijojë moti për Europën Lindore, rajonin e Balltikut si edhe pjesërisht Europën Qëndrore.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në ndikimin e të ftohtit Polar i cili do të bëj që I gjithë 24_orëshi të jetë në vlera negative. Temperaturat e ulëta do të vijojnë të sjellin problematika me ngricat. Kushtet e motit parashikohet të jenë të qëndrueshme.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të MBETET me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të bëhen më të dukshme vranësirat POR nuk do të sjellin reshje.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!