Ankandi i skllevëeve/Franca thërret në takim KS e OKB-së

schedule11:54 - 23 Nëntor, 2017

schedule 11:54 - 23 Nëntor, 2017

Franca thërret në takim Këshillin e Sigurisë së OKB-së mbi cështjen e shitjes së emigranteve në “ankande sklleverish”. Ky është një krim kunder njerëzimit deklaroi Presidenti Francez, Emanuel Macron.

Presidenti i Francës ka thirrur në takim Këshillin e Sigurisë së OKB, mbi cështjen e shitjes dhe shfrytëzimit të emigranteve në ankande sklleverish ne Libi. Ai theksoi, se shitja e emigrantëve është një krim kundër njerëzimit dhe u zotua për sanksione.

Ministri i Jashtwm Francez tha se takimi është urgjent për të diskutuar me Këshillin e Sigurimit mënyrën se si trajtohen emigrantët në Libi. Franca, do kërkojë sanksione ndërkombëtare ndaj Libisë nëse sitemi i saj i drejtësisë nuk vepron, theksoi ai.

Qeveria Libiane ka nisur një hetim formal mbi shitjen e sklleverve, i cili është raportuar nga CNN gjatë këtij muaji. Organizata Ndërkombëtarre per Emigranët ka vënë alarmin në lidhje me shitjen e emigrantëve nga bandat e trafikut njerëzorë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, deklaroi të hënën se ky është abuzmi maksimal me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe përbën krim kundër njerëzmit, aktorët ndërkombëtarë duhet të ndërmarrin sanksione të menjëhershme. Ai bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtarë duhet të jetë i bashkuar ndaj këtyre padrejtësive dhe të respektohen konventat dhe protokollet mbi trafikimin e qënieve njerëzore./abcnews.al